Dështon për herë të 22 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 22 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar përsëri seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo ishte hera e 22 që mblidhej seanca për konstituim. Ligjvënësit refuzuan sërish të formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim. Nga 109 deputetë të pranishëm në seancë, 54 votuan pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Seanca e radhës u caktua më datë 29 Maj.
Burimi: Javanews.al