Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dështon për herë të 13-të seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
👁8964
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të 13-të.Kryesuesi i seancës Avni Dehati mori fjalën e tij pasi u mblodhën 113 deputetët. Dehari ka propozuar votim të fshehtë por partitë e tjera nuk ranë dakord, pasi është në kundërshtim me rregulloren. PDK, LDK, AAK dhe Lista edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër. 56 vota ishin për, një kundër e asnjë abstenim. Seanca konstituive tjetër e radhës do të jetë të dielën në orën 10:00. /vizionplus.tv