Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dështon lëshimi i një anije luftarake në Korenë e Veriut, Kim Jong Un arreston tre zyrtarë
👁5258
Koreja e Veriut ka arrestuar tre zyrtarë të një kantieri detar në veri të vendit, pas një aksidenti gjatë lëshimit në det të një anijeje të re luftarake. Sipas mediave shtetërore, incidenti ndodhi të mërkurën, kur pjesa e poshtme e një shkatërruesi prej 5,000 tonësh pësoi dëmtime, duke e nxjerrë anijen jashtë ekuilibri në momentin e zbritjes në ujë. Ngjarja është cilësuar si një “akt kriminal” nga vetë udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili ka urdhëruar nisjen e një hetimi të plotë mbi shkaqet e aksidentit. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA raportoi se të arrestuarit janë...