Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dështon edhe përpjekja e 41-të për zgjedhjen Kryetarit të Kuvendit, Kurti insiston për votimin e fshehtë
Përpjekja e 41-të për konstituimin e përbërjes së Kuvendit të Kosovës dështoi sërish dje, ndërsa afati kushtetues për formimin e institucioneve vazhdon të rrjedhë pa sinjale për zgjidhje. Në një akt simbolik ndaj bllokadës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës u sollën katër gomarë, derisa protestuan edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Në sallë ishin të pranishëm 99 deputetë, ndërsa për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, votuan 54 deputetë. E vazhdimi i radhës i seancës konstituive është caktuar për të shtunën, duke filluar nga ora 11:00. Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes...