Dështime të njëpasnjëshme në Kuvend/ Ndërkombëtarët të zhgënjyer: Politika po zhgënjen popullin

Dështime të njëpasnjëshme në Kuvend/ Ndërkombëtarët të zhgënjyer: Politika po zhgënjen popullin

Ambasadorët e shteteve perëndimore në Kosovë shprehën shqetësimin e tyre pasi dëshmuan dështimin për të konstituuar Kuvendin për herën e 52-të. Ambasadori i BE në Kosovë, Aivo Orav, tha pas përfundimit të seancës se Kosovës i duhet një Kuvend menjëherë dhe theksoi nevojën për një qeveri të re që do t’i forconte marrëdhëniet me Brukselin. “Një qeveri e re që do ta ndërtojë një urë të re dhe të fortë mes Kosovës dhe BE”, tha Orav. Një qëndrim të ngjashëm pati edhe ambasadori gjerman Jorn Rohde, i cili tha se klasa politike po dështon përballë qytetarëve. “Qytetarët dolën për të...