No Image Available

Dëshmia e Noizyt në GJKKO, nga dinamiti te 600 eurot për djegien e makinës

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, duke rrëfyer detaje nga shpërthimi me tritol në lokalin e tij në Durrës, në qershor të vitit 2022. Gjatë dëshmisë, Noizy tregoi se në momentin e shpërthimit ishte në gjumë dhe për ngjarjen ishte njoftuar nga babai i tij. Ai tha se fillimisht nuk kishte dashur të dilte nga banesa, pasi kishte frikë se do të shihej nga njerëzit. “Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi, më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit”, deklaroi këngëtari. I pyetur për aktivitetin që zhvillohej në objektin e goditur, ai sqaroi se bëhej fjalë për një biznes të shitjes së...