Deri në 20 vite burg, çfarë rrezikojnë zjarrvënësit në Shqipëri

Deri në 20 vite burg, çfarë rrezikojnë zjarrvënësit në Shqipëri

Gjatë katër ditëve të fundit shtatë persona kanë rënë në pranga si përgjegjës për ndezjen e disa zjarreve në vend. Në disa raste, vatrat e flakëve dolën jashtë kontrollit duke rrezikuar jetën e qytetarëve, pronat, tokat dhe bagëtitë e tyre. Përveç të arrestuarve, nën hetim janë vënë edhe shtatë persona të tjerë për disa vatra në Sarandë, Fier, Kurbin, Dibër, Poliçan dhe Shkodër. Nëse këta persona vërtetohen se janë përgjegjës të ndezjes së zjarreve, Kodi Penal i Shqipërisë parashikon dënime të rënda. Më konkretisht, futen te veprat penale kundër mjedisit të parashikuara në nenet 206/a dhe 206/b. Neni 206/a parashikon...