Dera e BE-së hapet për Shqipërinë/ Ja çfarë tha numri dy i Komisionit Evropian për zgjerimin

Dera e BE-së hapet për Shqipërinë/ Ja çfarë tha numri dy i Komisionit Evropian për zgjerimin

Shqipëria dhe Mali i Zi janë ndër vendet që po avancojnë në procesin e integrimit evropian. Kështu u shpreh zv.presidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian, Raffaele Fitto, gjatë një aktiviteti në Lecce, ku në fokus ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor. Fitto vuri në dukje bashkëpunimin ndërkufitar mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke përmendur programet Interreg si një nga instrumentet e bashkëpunimit mes vendeve. “Shqipëria dhe Mali i Zi ndodhen padyshim në një fazë shumë të avancuar sa u përket rezultateve të arritura për t’u anëtarësuar së shpejti në familjen evropiane”, deklaroi Fitto. Sipas tij, zgjerimi është një çështje me rëndësi strategjike për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Fitto argumentoi se një Europë me 27 vende nuk është më e mjaftueshme përballë...