Deputetja Iris Luarasi u përndoq dhe u fye nga protestuesit, Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në mbrëmje (8 shtator) për përndjekjen që iu bë sot nga protestuesit deputetes Iris Luarasi, para se të hynte në seancën plenare në Parlament. Kreu i qeverisë ka ripostuar videon ku protestuesit ndjekin nga pas deputeten Iris Luarasi duke i thirrur “hajdute” dhe “kriminele.” “Çfarë mjerimi mendor”, shkruan ai krah videos së postuar, ku shfaqen pamjet e përndjekjes dhe fyerjeve të deputetes socialiste.
Burimi:
javanews.al