Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Deputeti shqiptar i Parlamentit serb padit kryetaren e Kuvendit të Serbisë, për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore
Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të hënën se ai bashkë me dy deputetë të tjerë nga komuniteti boshnjak në Serbi, kanë paditur kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, për “nxitje të urrejtjes etnike, fetare e racore”. Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Kamberi e akuzoi Bërnabiqin se ajo kishte përdorur gjuhë të tillë gjatë një konference për media më 30 korrik, pas protestave të para disa ditëve në Novi Pazar. “Në cilësinë e kryetares së Kuvendit të Republikës së Serbisë, znj. Ana Bërnabiç, në një konferencë për media, në...