Deputeti Hoti u qëllua me plumb gome në protestë, Blushi: Atentat mafioz pas shpine!

Deputeti Hoti u qëllua me plumb gome në protestë, Blushi: Atentat mafioz pas shpine!

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi e cilësoi si një atentat mafioz pas shpine plumbin e gomës që mori deputeti Kliti Hoti. “Uroj shërim të shpejtë. Sot kemi të bëjmë me një atentat mafioz dhe pas shpine. Policia është një skuadër pushkatimi për ata që dalin kundër regjimit të Ramës. Rama kërkoi të përgjakte edhe 29 nëntorin, është i etur për gjak. Ky atentat politik meriton përgjigjen më të ashpër të shqiptarëve të lirë”, tha Blushi. Ndërkohë deputetja e PD Erisa Xhixho tha se ministri i Brendshëm Ervin Demo duhet të japë dorëheqjen pas këtij episodi. “Demo bën mirë të japë dorëheqjen dhe mos të fshihet pas pezullimeve. Këta polica nuk meritojnë atë uniforëmë. Hedhja e gazit lotsjellës me dronë është një vepër penale,...