Deputeti demokrat Dashnor Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD, ajo do të copëtohet

Deputeti demokrat Dashnor Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD, ajo do të copëtohet

Deputeti aktual i PD, Dashnor Sula tha sot se sa të jetë Berisha, PD-ja vetëm sa do të copëtohet. Ai u shpreh: “Nëse Sali Berisha jep dorëheqjen nga kryetari i PD, jam alternativë për të kandiduar. Nëse në PD janë Sali Berisha, Flamur Noka e Albana Vokshi, unë nuk e shkel më atë prag. Nëse këta persona rrijnë në Partinë Demokratike, PD do zhbëhet. Do doja të jap kontribut, ndoshta për krijimin e një poli të tretë”.
Burimi: Kohajone.com