Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pse u tërhoq kreu i PD-së?
Partia Demokratike ka zhvilluar protestën e radhës në Tiranë, me mbështetësit e saj që janë nisur nga selia blu drejt Kryeministrisë, ku është zhvilluar tubimi opozitar. Në krye të marshimit kanë qenë deputetët demokratë Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti dhe Tedi Blushi. Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ka qenë i pranishëm në protestë, megjithëse pak ditë më parë kishte bërë thirrje për pjesëmarrje. Tubimi ka vijuar i qetë, pa raportime për tensione, ndërsa forcat e policisë janë pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë. Berisha e kishte cilësuar protestën studentore si një përballje me qeverinë Rama dhe u kishte bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, t’u bashkoheshin protestave në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve.
Burimi:
ntv.al