Deputetët i kthehen jetës parlamentare, të enjten Kuvendi në seancë plenare

Deputetët i kthehen jetës parlamentare, të enjten Kuvendi në seancë plenare

Pas një shkëputje për shkak të fushatës dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i kthehen jetës parlamentare. Më parë, në 10:00 mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku pritet të diskutohet projekt kalendari i punimeve të Kuvendit. Nëse nuk gjendet dakordësia, atëherë projekt kalendari dhe projekt programi kalojnë për votim në seancë. Në Kushtetutë nuk lejohet miratimi i ligjeve 60 ditë nga mbarimi i legjislaturës aktuale dhe 60 ditë përpara mbledhjes së legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Që nga 8 korriku Kuvendi nuk duhet të mblidhet më, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme.
Burimi: Kohajone.com