Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë
Gratë deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kanë reaguar me një deklaratë pas ngjarjeve të fundit ku deputetet Iris Luarasi dhe Ilva Gjuzi u përballën me sulme verbale dhe agresion fizik nga protestuesit e një dite më parë. Në deklaratë thuhet se këto akte nuk janë incidente të izoluara, por pjesë e një klime të përsëritur linçimi publik dhe intimidimi, që po kalon nga gjuha e urrejtjes te kontakti fizik. “Sot u ndodh atyre, nesër mund t’i ndodhë çdo deputeti, gazetari, punonjësi publik apo qytetari që refuzon t’i nënshtrohet presionit të turmës,” theksohet në reagim. Deputetet e PS nënvizojnë se para se të jenë përfaqësuese të Kuvendit, janë qytetare me të drejtën për të lëvizur të sigurt dhe për të mos u fyer apo...
Burimi:
javanews.al