Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Denoncon PL: Ilir Metës i ndalohet stërvitja në burg për 10 ditë! Po i cenohet liria e fjalës
👁11474
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë një konference për shtyp deklaroi se Drejtoria e Burgjeve ka marrë një masë disiplinore ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta, e cila sipas tij është krejtësisht qesharake. Blushi njoftoi se kreu i PL është ndaluar të marrë pjesë në aktivitete sportive për 10 ditë në ambientet e burgut 313, për shkak të intervistës që dha për mediat. “Partia e Lirisë dënon me forcë edhe përpjekjen kriminale të Narkoregjimit, që pasi i kufizoi lirinë e lëvizjes duke e izoluar padrejtësisht, në mënyrë krejtësisht qesharake po tenton t’i heqë Presidentit Meta edhe...