Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Denoncimi i Berishës: Në një fshat të Elbasanit u aplikua treni bullgar, nuk i gjykoj dot komisionerët e PD
👁2842
Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se në një fshat të Elbasanit u aplikua treni bullgar. Ndërsa ilustron përmes videove shkeljet sipas tij, Berisha kërkon hetim për rastin. Berisha: Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar. Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë. Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale...