Denoncimi i Auron Tares: Shtëpia e Mitrush Kutelit është kthyer në vendgrumbullim mbeturinash
Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrënojave të shtëpisë së shkrimtarit të njohur Mitrush Kuteli, duke denoncuar përmes një reagimi në Facebook braktisjen dhe kthimin e saj në vendgrumbullim mbeturinash. Krahas pamjeve të trishta, Tare sjell edhe një fragment nga letra e lamtumirës së Kutelit për bashkëshorten, me një mesazh të fortë për dashurinë ndaj atdheut dhe gjuhës shqipe. Postimi i plotë: “Rrënojat e Shtëpisë së Mitrush Kutelit” Prozator, poet e folklorist, publicist, përralltar e kritik letrar, Kuteli i la që në të gjallë kulturës dhe mendimit shqiptar mbi 10 botime letrare. Shqiptarët i hedhin plehra themeleve të shtëpisë së tij. Vetëm 20 metra nga kopshti i Lasgushit shtëpia është rrënuar dhe ka mbetur vend hedhurinash. Rrugica e ngushtë që...
Burimi:
kultplus.com