Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilajn

Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilajn

Një sërë denoncimesh për korrupsion dhe abuzime të mundshme në administratën doganore kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si ushtrohet kontrolli ndaj bizneseve që importojnë mallra në Shqipëri. Në qendër të denoncimeve të përcjella në materialin e siguruar për këtë çështje nga Maska.al përmendet zëvendësdrejtori i Doganave, Erald Delilaj, ndaj të cilit ngrihen akuza për presione ndaj subjekteve tregtare dhe përfitime të dyshuara të paligjshme. Sipas denoncuesve, që prej muajit maj janë paraqitur më shumë se 10 ankesa pranë SPAK-ut dhe strukturave të tjera ligjzbatuese. Pretendimet lidhen me veprimtarinë në Doganën e Durrësit dhe atë të Kapshticës, ndërsa denoncuesit kërkojnë që institucionet kompetente të verifikojnë rastet dhe të përcaktojnë nëse ka pasur shkelje të ligjit. Presione ndaj bizneseve dhe rryshfetet Në materialin e denoncimit vërehet...