Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk i shqyrtoi siç duhet provat, shpresoj që Apeli të ndryshojë vendimin!
Ish-zyrtari amerikan Jason Steinbaum ka deklaruar se Kosova nuk duhej të themelonte Gjykatën Speciale. Duke komentuar dënimin me 81 vjet burgim në total për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Steinbaum tha për Euronews Albania se Gjykata Speciale nuk i ka shqyrtuar siç duhet provat në këtë proces. Sipas tij, që prej themelimit të saj, gjykata është perceptuar si një institucion që kishte në fokus ish-liderët e UÇK-së, ndërsa nuk ka ndjekur në të njëjtën mënyrë përgjegjësit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. “Mund ta kishim bërë. Kjo gjykatë nuk duhej ngritur. Mund të ishte bërë, mund të ishte trajtuar nga sistemi gjyqësor i Kosovës dhe ne duhet t’i tregonim Kosovës se kishim besim tek sistemi i saj i drejtësisë, se kishim...
Burimi:
javanews.al