Dënimi i ish-liderëve të UÇK nga Haga, përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim i madh kombëtar më 1 tetor!

Dënimi i ish-liderëve të UÇK nga Haga, përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim i madh kombëtar më 1 tetor!

Në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tash e një javë po protestohet në qytete të ndryshme. Megjithatë, kjo formë e kundërshtimit nga qytetarët, ndaj vendimit që e quajnë të padrejtë të Hagës, do të intensifikohet në ditët në vazhdim. Iniciativa qytetare “Liria ka emër” do të organizojë marsh gjithë popullor më 1 tetor në Prishtinë që korrespondon me protestat e studentëve në 1997 dhe më 10 tetor në Bruksel. “Atëherë kërkuam liri, jetë më të mirë për popullin e Kosovës. Më tetor tani kërkojmë liri për çlirimtarët tanë. Ne do dalim bashkë, paqësisht me një mesazh të përbashkët, “Jo në emrin tim”. Më 10 tetor kjo thirrje do të vazhdojë tutje në Bruksel së bashku me mërgatën...