“Dënim si në komunizëm”, deputetët demokratë kundërshtojnë kërkesën e PS për përjashtimin e Bardhit dhe Balliut

“Dënim si në komunizëm”, deputetët demokratë kundërshtojnë kërkesën e PS për përjashtimin e Bardhit dhe Balliut

 Deputetët e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi, kanë kundërshtuar kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj dy kolegëve, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Në qëndrimin e paraqitur në Këshillin e Etikës, Korreshi dhe Himçi argumentojnë se kërkesa e socialistëve është e pabazuar në ligj dhe në Rregulloren e Kuvendit. Sipas tyre, veprimet e pretenduara ndaj dy deputetëve të opozitës mund të ndëshkohen me përjashtim deri në 10 ditë kalendarike dhe jo deri në 60 ditë, siç parashikon dispozita për të cilën është kërkuar masa. Korreshi dhe Himçi theksojnë se kërkesa e PS-së nuk e klasifikon saktë shkeljen e pretenduar dhe sanksionin përkatës. Për këtë arsye, dy deputetët e PD-së e cilësojnë kërkesën si një përpjekje për të vendosur një dënim...