Demokratët presin një ‘valë blu’ në zgjedhjet e mesit të mandatit. Ja pse mund të gabojnë

Demokratët presin një ‘valë blu’ në zgjedhjet e mesit të mandatit. Ja pse mund të gabojnë

Diferencat minimale në sondazhe në shtetet ku gara është e fortë mund të zhduken nëse sondazhet nënvlerësojnë mbështetjen për republikanët, siç ka ndodhur edhe më parë. Nga Benedict Smith – The Telegraph/ Lajmet për vdekjen politike të Partisë Republikane janë tejet të ekzagjeruara. Të paktën, këtë shpreson Donald Trump. Presidenti amerikan ka pasur pak arsye për t'u gëzuar kohët e fundit dhe kjo është dukur në përplasjet e tij me tone të ashpra me mediat. Aktualisht, ai po udhëton me vrull nëpër vend për të mbrojtur zona që duhet të ishin bastione të sigurta republikane, duke shpresuar dëshpërimisht që partia e tij të mos humbasë një numër të madh mandatesh nga ajo që duket si një valë blu në rritje. Por Trump mund t'i shpëtojë...