Demokratët Evropianë: Policia reagoi ashpër ndaj protestuesve, me Ramën demokracia është në pikëpyetje
Demokratët Evropianë kanë reaguar për protestat e zhvilluara në Tiranë, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si autoritetet po menaxhojnë situatën. Në reagimin e tyre, ata përmendin edhe incidentet e ndodhura gjatë hyrjes së deputetëve në Kuvend, ku policia shihet duke shoqëruar qytetarët. Demokratët Evropianë theksojnë se protestat kanë hyrë në ditën e 101-të radhazi dhe se pamjet e fundit janë thellësisht shqetësuese. Sipas tyre, janë shtuar ndalimet dhe reagimi i policisë është dukur disproporcionalisht i ashpër. Ata ngrenë gjithashtu pikëpyetje për persona pa uniforma që janë parë duke ndërhyrë gjatë protestave, duke kërkuar të sqarohet nëse bëhet fjalë për punonjës policie apo persona që veprojnë jashtë një zinxhiri të qartë përgjegjësie. Sipas tyre, Shqipëria, si një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet...
Burimi:
gijotina.com