Demo pret në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj: Shkëmbim përvojash në rrugën e përbashkët drejt BE

Demo pret në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj: Shkëmbim përvojash në rrugën e përbashkët drejt BE

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, ka pritur sot në një takim kortezie Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, me fokus forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe proceset integruese të rajonit.​Përmes një reagimi pas takimit, ministri Demo vlerësoi lart frymën e bashkëpunimit dhe rolin thelbësor që luan pushteti vendor si një përgjegjësi e përbashkët mes dy vendeve. ​”Kënaqësi të prisja në një takim kortezie Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj. Pushteti vendor është një nga përgjegjësitë që ndajmë dhe një fushë ku kemi shumë hapësirë për të shkëmbyer përvoja e për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve,” u shpreh Demo. ​Më tej, ministri i Brendshëm nënvizoi rëndësinë e perspektivës europiane të rajonit dhe kontributin e spikatur të...