Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Demi 300 metra, plasin polemikat në Spanjë për monumentin
Demi gjigand i përçarjes. Mund të quhet kështu projekti artistiko-arkitekturor që po shkakton debate në qytetin e Burgos-it, kryeqytet provincial në komunitetin autonom të Castilla y León, në veriperëndim të Spanjës. Një monument i dëshiruar nga Akademia e Tauromakisë, e gatshme të mbulojë shpenzimet për ndërtimin e tij dhe i mbështetur politikisht nga partia e djathtë ekstreme Vox, e cila synon të nxisë turizmin përmes një simboli kombëtar. Vepra madhështore është menduar të arrijë një lartësi prej 300 metrash, gati trefishi i katedrales gotike të Burgos-it, e cila është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Brirët e demit, gjithashtu, pritet...