Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Sulmet ndaj degëve bankare dhe bizneseve gjatë protestave në Tiranë mund të sjellin pasoja ekonomike që shkojnë përtej dëmeve materiale. Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa, në studion e emisionit “7pa5” në Vizion Plus, vlerëson se goditja e infrastrukturës financiare përbën një problem serioz, veçanërisht në një vend ku një pjesë e madhe e qytetarëve vijojnë të përdorin paranë cash. Sipas Sefës, më shumë se 60% e qytetarëve në Shqipëri përdorin para cash, ndaj dëmtimi i rrjetit të shpërndarjes së tyre, përfshirë bankomatet, mund ta vështirësojë tërheqjen e parave. Megjithatë, ai thekson se rreziku kryesor në këtë situatë është krijimi i panikut, dhe jo humbja e kursimeve për shkak të dëmtimit fizik të degëve bankare. “Qëndrim i nevojshëm dhe i domosdoshëm në një pikë kritike ku...