Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit
Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të mund të mbërrijë deri në destinacion. Hekurudha që po ndërtohet për të lidhur Tiranën dhe Durrësin me aeroportin, do ta ndalë pasagjerin disa qindra metra larg terminalit. Një ndryshim i projektit fillestar ka zhvendosur stacionin fundor jashtë territorit të aeroportit, duke krijuar një problem të ri për pasagjerët: si do të përshkojnë distancën deri në terminal? Dokumentet që Top Channel ka siguruar tregojnë se ky problem nuk është një pasojë e paparashikuar e projektit. Përkundrazi, një vendimmarrje e Hekurudhës Shqiptare e mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës solli ndryshimin e vendndodhjes së stacionit. Në këtë dokument që mban datën 21 tetor 2021 me titull “MIRATIMIN E...
Burimi:
javanews.al