Dëme të mëdha për Beyoncé, i vidhen këngë ende të pabotuara

Dëme të mëdha për Beyoncé, i vidhen këngë ende të pabotuara

CD me këngë të papublikuara të Beyoncé janë mes sendeve që u vodhën nga një automjet në Atlanta, vetëm pak ditë para ndalesës katër-ditore të këngëtares në qytet si pjesë e turneut të saj “Cowboy Carter”, kanë konfirmuar autoritetet lokale. Sipas një raporti të policisë, materialet e vjedhura përfshinin këngë ende të papublikuara, plane performancash dhe lista të repertorit nga koncerte të kaluara dhe të ardhshme. Të gjitha ishin brenda një makine me qira të përdorur nga koreografi i Beyoncé, Christopher Grant, dhe një nga balerinët e saj, Deandre Blue. Ngjarja ndodhi më 8 korrik, vetëm dy ditë para performancës...
Burimi: Argjiroja.net