Delvina u përfshi nga flakët, Ina Zhupa kërkon dëmshpërblim urgjent për banorët: Po humbasin shpresën

Delvina u përfshi nga flakët, Ina Zhupa kërkon dëmshpërblim urgjent për banorët: Po humbasin shpresën

Ina Zhupa në njësinë administrative Vergo të Delvinës Delvinë- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zhvilluar një vizitë në njësinë administrative Vergo të Delvinës, ku ka takuar nga afër banorët e prekur nga zjarret që përfshinë zonën ditët e fundit. Nga terreni, ajo ka dhënë një deklaratë për mediat, duke theksuar dëmet e mëdha që flakët kanë shkaktuar, kryesisht në agrume, ullinj dhe sektorin e blegtorisë. “Është një situatë për të ardhur keq, shumë katastrofale. Banorët janë të gjithë të prekur dhe janë pa shpresë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Zhupa, duke i cilësuar...