Delegacioni i BE-së reagon për protestën e studentëve: Të shmanget përshkallëzimi i tensioneve

Delegacioni i BE-së reagon për protestën e studentëve: Të shmanget përshkallëzimi i tensioneve

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e studentëve, e cila po zhvillohet për të dytën ditë radhazi përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, këtë të mërkurë, 14 tetor. Përmes një deklarate zyrtare, BE-ja ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës dhe incidentet e dhunshme të raportuara gjatë tubimit. Në reagimin e tij, delegacioni nënvizon rëndësinë e garantimit të së drejtës për protestë dhe lirisë së shprehjes, duke theksuar se këto parime themelore duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga ana e policisë ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Sipas BE-së, ndërhyrjet policore duhet të jenë në përpjesëtim me situatën dhe të mos cenojnë të drejtat...