Deklaroi se nuk po fshihej/ Policia nxjerr zbuluar Jozin: Po fshihej në tualet

Deklaroi se nuk po fshihej/ Policia nxjerr zbuluar Jozin: Po fshihej në tualet

Policia ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi, ngjarje për të cilën është arrestuar Jozefin Marku dhe një tjetër person, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas Policisë, 30-vjeçari Jozefin Marku u gjet i fshehur në tualetin e banesës së shtetasit Kristjan Nikolli, 31 vjeç, i cili gjithashtu u arrestua. Në kërkim janë shpallur Anton Huli, 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç. Në kuadër të hetimeve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. Jozefin Marku, sipas Policisë, akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”,...