Deklarata për Specialen rikthehet në Kuvendin e Kosovës, deputetët mblidhen të hënën

Deklarata për Specialen rikthehet në Kuvendin e Kosovës, deputetët mblidhen të hënën

foto nga kuvendi I KOSOVES KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë të hënën më 28 shtator, seancën e radhës plenare ku një nga çështjet kryesore që pritet të shqyrtohet është deklarata lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të shpallur më 16 shtator 2026. Seanca do të nisë në orën 11:00 ndërsa deputetët do të shqyrtojnë disa pika të parashikuara në rendin e ditës. Deklarata që lidhet me Gjykatën Speciale vjen pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim. Në total, katër dënimet arrijnë në 81 vite burgim. Përveç kësaj çështjeje Kuvendi pritet të merret edhe me zgjedhjen...