Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Dëgjoni, çetnikë serbë, dora jonë do t’ju arrijë edhe në Beograd’ – Koncerti në Zagreb që ka trazuar Europën
Tri ditë pasi rreth gjysmë milioni njerëz morën pjesë në koncertin e këngëtarit Marko Perkoviq Thompson në Zagreb - qytet kroat me rreth 770.000 banorë - ku u dëgjuan thirrje fashiste dhe përshëndetje ustashe, erdhi reagimi i Bashkimit Evropian (BE). “Dënojmë çdo shprehje të fashizmit që na kujton periudhat më të errëta të historisë evropiane”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian (KE) në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (REL). Ai shtoi se BE-ja ka një vendim kornizë për luftimin e racizmit dhe ksenofobisë, që obligon vendet anëtare të ndëshkojnë penalisht gjuhën e urrejtjes. Kjo përfshin nxitjen publike të dhunës ose urrejtjes ndaj...