Dëgjojeni/ Poezinë “Të dashuruar ” të Teodor Kekos e interpreton Timo Flloko (video)
Nga Teodor Keko Atëherë ditët qenë të bukuradhe mbanin erë jargavan.Në muzg ti shfaqeshe e brishtëme hënën flokëve – karficë e bardhë. Dhe parqeve të qetë gjer vonëne putheshim. Dhe prapë.Në gjoksin tim kokë e verdhënë rrugë ëndrrash galop kish marrë.Tani janë larg parqet e blertë,të heshtur pimë kafe në klub.Po mbrëmjet prapë jargavan janëdhe kokën tënde e ndjej në sup.Mos u trishto, e shtrenjta ime!Ne prapë duhemi dhe heshtja sotqë ne jemi të pavdekshëmdhe përjetësisht të bukur – thotë.Atëhere mbrëmjet qenë të bukuradhe mbanin erë jargavan.Po shih! Përmbi tryezë t’u ulnë flokë hëna – karficë e bardhë. ObserverKult Teodor Keko (1958–2002) Lexo edhe: TEODOR KEKO: VËLLAI PO MË KËRKONTE TË MË SHIHTE PËR HERË TË FUNDIT… As unë e as një mekanik, ose shofer...
Burimi:
kultplus.com