Defekti në motor mbush skafin me ujë, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille (VIDEO)

Defekti në motor mbush skafin me ujë, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille (VIDEO)

Pamje nga vendngjarja SPILLE- Tetë persona, anëtarë të së njëjtës familje kanë rrezikuar të fundosen ditën e djeshme në zonën e Spillesë, pasi skafi me të cilin po lundronin pësoi një defekt në motor dhe u mbush me ujë. Sipas Policisë, ishin vetë personat që ndodheshin në skaf ata që kërkuan ndihmë, ndërsa mjeti lundrues ndodhej rreth 1 milje larg bregut. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, të cilat ndërhynë për tërheqjen e skafit dhe nxjerrjen e tij në breg, në Karpen, së bashku me familjen. Ata arritën të dalin në gjendje të mirë shëndetësore. NJOFTIMI I POLICISË: Gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas njoftimit se një mjet lundrues kërkonte ndihmë, rreth 1 milje nga bregu, në...