Debutojnë dy nga blerjet më të shtrenjta në histori, Man. City “kursehet” ndaj Coventry. Tottenham merr pikën e parë (video)

Debutojnë dy nga blerjet më të shtrenjta në histori, Man. City “kursehet” ndaj Coventry. Tottenham merr pikën e parë (video)

5 Shtator 2026 17:55 Telesport Man. City ka fituar 1-0 ndaj Coventry në “Etihad”, sfidë e vlefshme për javën e tretë në Premier League. Rasti i parë i rrezikshëm i takimit ishte në minutën e 23-të, ky goditja e Rayan Cherki u ndal nga shtylla. SHIKORASTIN Sfida u zhbllokua në minutën e 25-të, ku pas një krosimi në zonë të Antoine Semenyo, ishte i zakonshmi Erling Haaland që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Ky është goli i 300-të për norvegjezin në nivel klubesh. SHIKOGOLIN Nga minuta e parë në fushë blerja e bujshme e ditës së fundit të merkatos, Enzo Fernandez. Argjentinasi pati edhe një mundësi të mirë shënimi, por nuk e finalizoi dot me gol. Ai luajti për 75 minuta dhe u zëvendësua...