Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Debati për burgun e Spaçit, Gonxhja nxjerr fotot pas restaurimit: Projekti respekton kujtesën historike
👁7727
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja ka reaguar pas debateve publike të ditëve të fundit lidhur me projektin filmik dhe ndërhyrjet restauruese në burgun e Spaçit, duke i cilësuar si “tymnajë e panevojshme”, nxitur sipas tij nga keqinformimi dhe dashakeqësia. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Gonxhja thekson se Spaçi do të restaurohet për t’u kthyer në një Muze Kombëtar të Kujtesës, dhe se projekti është zhvilluar me konsultime të gjera me ekspertë të trashëgimisë, artistë, përfaqësues të institucioneve të kujtesës dhe ish-të përndjekur politikë. “Shpresoj se pamjet nga Spaçi provojnë qartë situatën reale të punimeve konservuese”, shprehet...