DEBATI/ “Hiqe këtë pankartë!”, Muharremi përplaset ashpër me aktivistin në studio: Kjo s’është protestë, janë huliganë! (VIDEO)
Këshilltari socialist Alfred Muharremi u përplas me aktivistin e Ilir Xhemalaj lidhur me protestën qytetare para Kryeministrisë dhe Kuvendit. Të ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Muharremi vuri në dukje elementët e dhunshëm të protestës, të cilët sipas tij kërkojnë destabilitet. Ndërkohë, aktivisti Xhemalaj shfaqi një nga pankartat e protestës ku shkruhet: “Erdhën plehrat në landfill”, duke iu referuar deputetëve. Gjatë debatit me tone të ashpra, Muharremi i kërkoj aktivistit ta heqë pankartën, pasi 140 deputetët përfaqësojnë 1,5 milionë votues. Debati Xhemalaj-Muharremi: Ilir Xhemalaj: Ky ishte mesazhi me të cilin ne protestuam. Derisa të largohen deputetët që nuk e përfaqësojnë më… Të gjithë janë bashkëfajtor të sistemit. Derisa nuk flasin për hallet që kanë njerëzit. Kjo ishte një nga pankartat kryesore sot. Kemi...
Burimi:
javanews.al