Debatet në Këshillin Bashkiak/ Pano: Veliaj tani është i pandehur zyrtarisht, por mazhoranca nuk lejon diskutime për këtë çështje

Debatet në Këshillin Bashkiak/ Pano: Veliaj tani është i pandehur zyrtarisht, por mazhoranca nuk lejon diskutime për këtë çështje

Në një intervistë për Syri TV me moderator Edvin Parruca, anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, komentoi debatet e ashpra që zhvilluan gjatë mbledhjes së sotme të këshillit.  Pano theksoi mungesën e dëshirës së mazhorancës për të diskutuar lirshëm dhe rëndësinë e pranisë së mediave në seancë, një hap që sipas tij ishte i pazakontë dhe i mirëpritur. “Temperaturat ishin të nxehta jo vetëm jashtë, por edhe brenda sallës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku kishte debate, diskutime dhe herë pas here edhe diskutime të nxehta përsa i përket çështjeve të cilat ne kemi kohë që...