Debate të forta edhe te Komisioni i Mbrojtjes, Balliu: I kam dërguar letër kreut të SHISH! Çuçi: T’ia lëmë drejtësisë këtë punë!
Debatet politike përfshinë sot edhe Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes (22 shtator), ku shkak u bënë lajmet për masën e caktuar ndaj kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe kontrollet në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda. Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, u shpreh se i ka dërguar një letër Vlora Hysenit dhe ka ftuar institucionet ligjzbatuese të marrin përgjigjet e saj në Parlament. Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Bledi Çuçi kërkoi që kjo çështje t’i lihej drejtësisë dhe të vazhdohej me rendin e ditës. Debati në Komision: Balliu: Aty ku jeni ju sot, ka qenë edhe Vlora Hyseni, kreu i SHISH, të cilës i kam dërguar këtë letër, ku e pyes konkretisht nëse ka pasur kontakt me Ergys Agasin, datë 26.01.2026. Institucionet...
Burimi:
javanews.al