Debate në Apel për Rubens Saraivën, avokati: I janë shkelur të gjitha të drejtat, s’më lejojnë ta takoj me përkthyes

Debate në Apel për Rubens Saraivën, avokati: I janë shkelur të gjitha të drejtat, s’më lejojnë ta takoj me përkthyes

Nën masa të rrepta sigurie ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për Rubens Saraivën, portugezin e dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ngjarja ndodhi më 19 prill 2023, në lokalin e Nikulajt në Shëngjin. Në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe familjarët e viktimës. Gjatë seancës, avokati Cakrani ngriti shqetësimin se klientit të tij nuk i është paraqitur asnjë akt procedural në një gjuhë që ai kupton, anglisht ose portugalisht. Sipas mbrojtjes, të drejtat e Saraivës janë cenuar si gjatë fazës së hetimit, ashtu edhe gjatë gjykimit në shkallën e parë. Avokati Cakrani: Asnjë akt procedural nuk i është paraqitur të pandehurit në gjuhën që...