Debat te ‘Ekonomia’, Braçe kërkon ndëshkimin e protestuesve, Cara: Merrni masa për hajdutët tuaj që vjedhin miliona

Debat te ‘Ekonomia’, Braçe kërkon ndëshkimin e protestuesve, Cara: Merrni masa për hajdutët tuaj që vjedhin miliona

Dëmet e shkaktuara gjatë protestave në Tiranë kanë nxitur debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Deputetët Erion Braçe, Igli Cara dhe Milva Ekonomi kanë shkëmbyer akuza për përgjegjësinë mbi dëmtimin e bizneseve dhe infrastrukturës publike, si dhe për trajtimin e protestuesve të lënduar gjatë përplasjeve me policinë. Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi që autoritetet të identifikojnë dhe të ndëshkojnë personat përgjegjës për dëmet e shkaktuara gjatë protestave në kryeqytet. Ai theksoi se e drejta për të protestuar garantohet me ligj, por nuk duhet të shoqërohet me dhunë ndaj bizneseve, pronës private apo infrastrukturës publike. Braçe ngriti shqetësimin për dëmtimin e semaforëve dhe vonesat në rikuperimin e infrastrukturës së Tiranës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin dhe normalizimin e situatës. Ai propozoi gjithashtu përdorimin e...