“Jam i mbrojtur nga shteti, ministrit dhe gjykatësve u jap rrogë”/ Mesazhet në SKY ECC të grupit Çopja-Çela për 12 ton kokainë
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e organizatës kriminale Çopja-Çela, të cilën SPAK e ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Komunikimet e zbërthyera në aplikacionin e koduar Sky ECC hedhin dritë mbi mënyrën e funksionimit të grupit, lidhjet ndërkombëtare dhe shumat marramendëse të parave që dyshohet se janë gjeneruar nga trafiku i kokainës. Një prej personazheve që shfaqet në dosje është Ervis Çela nga Peqini. Sipas komunikimeve që Euronews Albania ka publikuar, Çela dyshohet se gjatë qëndrimit në Paraguai kishte krijuar lidhje me zyrtarë të lartë vendas, duke pretenduar se kishte korruptuar drejtues të policisë, përfaqësues të antidrogës dhe gjyqtarë, me qëllim garantimin e paprekshmërisë dhe lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ervisi Çela- Francit: Jam i mbrojtur me shtet këtu…...
Burimi:
gijotina.com