Debat mes studentëve dhe ”flamingove” për orarin e protestave
Tensionet dhe mungesa e një koordinimi të qartë kanë shoqëruar takimin e protestuesve të mbledhur sot në bulevardin para Kryeministrisë. Përballë sofrës së betonit të vendosur nga kryeministri Edi Rama si ftesë për dialog, një grup protestuesish kërkoi zhvillimin e një diskutimi të mbyllur, pa praninë e kamerave dhe mediave. Qëllimi i takimit ishte të qartësohej organizimi i protestave, veçanërisht përcaktimi i një orari zyrtar për tubimet gjatë ditëve të javës dhe në fundjavë. Mungesa e një kalendari të përbashkët duket se është kthyer në një nga problemet kryesore të lëvizjes. Gjatë diskutimeve u shfaqën edhe përplasjet për identitetin e protestës. Mes pjesëmarrësve pati kundërshti për emërtimin e saj, nëse duhet të identifikohet si lëvizje studentore apo si pjesë e të ashtuquajturit “revolucioni flamingo”. “Lëvizja...
Burimi:
kohajone.com