Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Dea Open Air” në edicionin e 12, filmi më i mirë me metrazh të gjatë “Përkushtimi i Hasanit” nga Semih Kaplanoglu
👁11884
Filmi “Përkushtimi i Hasanit” ( Commitment Hasan) me regji të Semih Kaplanoglu, Turqi 2021 mori Kupën DEA për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë në edicionit e 12-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “Dea Open Air”. Mbrëmja gala që u mbajt në Tiranë këtë të premte, solli një atmosferë festivali, ku kryefjalë ishte kinematografia. Drejtoresha artistike e festivalit Mirela Oktrova, në hapje të ceremonisë tha se edhe ky edicion konfirmoi, se kinemaja serioze mbetet një nga mjetet më të fuqishme për të eksploruar, ndjerë dhe kuptuar vetveten. “Kjo është arsyeja, përse DEA nuk ndjek trende, por investon te...