De Laurentiis dëshiron ta shesë Napoli, por me kushtet e tij: Takon kandidatin e parë, ja shuma që kërkon
Ata e ndoqën së bashku ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bodø/Glimt në stadiumin “Maradona”. Presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis, mësohet se është takuar në një hotel me Matt Rizzetta, një drejtues me bazë në Nju Jork, i cili, pasi ka blerë tashmë ekipin e basketbollit të qytetit, tani po synon edhe klubin e futbollit, me qëllim krijimin e një organizate multisportive. Takimi, i iniciuar nga kreu i Napoli, ishte miqësor, por përputhet me synimin e tij për ta shitur klubin, gjithsesi, vetëm sipas kushteve të tij. Kjo dëshirë e De Laurentiis nuk është e re. Ajo daton prej muajsh, madje një marrëveshje e mundshme dështoi pikërisht kur ishte pranë finalizimit në pranverë. Por, kohët e fundit është bërë gjithnjë e më konkrete. De...
Burimi:
telesport.al