Tragjedia në ishullin grek, shton në 7 numri total i viktimave, mes tyre dy fëmijë
Të paktën shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet veriore të ishullit Lesbos, në Greqi. Roja bregdetare greke ka raportuar se 23 persona janë shpëtuar, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon. Sipas mediave turke, incidenti ndodhi në Detin Egje midis kontinentit turk dhe Lesbos, ku gomonia […]
“Çdo burrë dashurohej me Margaritën”/ In memoriam, Mevlan Shanaj i përlotur: Ishte krenaria e të gjithë shqiptarëve
Margarita Xhepa ishte krenaria e të gjithë shqiptarëve, u shpreh kolegu i saj, aktori Mevlan Shanaj. Ishte margaritë, tha Shanaj, në një ‘in memorium’ në “Shqipëria Live”, pas ndarjes nga jeta të ikonës së kinematografosë. “Njeri madhështor. Siç kishte pamjet, ashtu kishte shpirtin. Ishte margaritë. Me Margaritën çdo burrë bie në dashuri. Kështu më ka […]
Lamtumirë Margarita Xhepa! Një ditë më parë festoi ditëlindjen, ikona e filmit shqiptar mbyll sytë në moshën 91-vjeçare
Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa dha frymën e fundit disa orë pas ditëlindjes së 91-të. Aktorja u nda nga jeta herët në mëngjes, pasi humbi betejën me sëmundjen. Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve. Karrierën e nisi që në bankat e […]
“Margarita më tha dua të flas për herë të fundit me miqtë”/ Poeti kujton Mbretëreshën e Teatrit: Mbrëmë e telefonova t’i uroja ditëlindjen, por…
Poeti Demir Rusi, në një intervistë për “Shqipëria Live” rrëfeu bisedën e fundit me aktoren Margarita Xhepa, që mbylli sytë përgjithnjë në orët e para të mëngjesit këtë të mërkurë. Ai tregoi se në muajin shkurt, mori një telefonatë nga artistja, që i shprehu dëshirën për të folur me të për herë të fundit, e […]
SPAK e pranon: Sistemin e kanë hakeruar, synuan e-mailin e Dumanit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht pas lajmit për ndërhyrjen dhe marrjen e informacioneve në e-mailet e disa prokurorëve të posaçëm. Në një njoftim për media, SPAK pranon hakerimin e sistemit dhe marrjen e disa informacioneve, si edhe tentativën e hyrjes në e-mailin e kryeprokurorit të posaçëm, Altin Dumani. […]
Marinari egjiptian plagoset pranë brigjeve të Vlorës, punonte në një anije peshkimi
Një marinar egjiptian është lënduar rëndë teksa punonte në një anije peshkimi pranë brigjeve të Vlorës. Ai ka pësuar dëmtime të rënda në dorë nga një mjet prerës (frezibël). Menjëherë, një mjet i Policisë Kufitare është nisur drejt anijes për ta transportuar marinaren në portin e Vlorës. Pas mbërritjes, ai do të dërgohet në Spitalin […]
Detajet/ Si e vrau filipinasi shqiptaren, në banesë ishin dhe prindërit e tij
Vrasja makabër e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula nga ish-i dashuri filipinas Mark Antony Samson, ka tronditur Italinë. Krimi makabër dyshohet se ka ndodhur në banesën e të riut në “Via Homes 16”, në lagjen “Africano” të Romës, teksa prindërit e tij ndodheshin në shtëpi, por ende nuk dihet roli i tyre në krim. Sipas “Il […]
Europa po armatoset si kurrë më parë, vetëm në tre muaj 22 miliardë paund për të blerë armë
Evropa po riarmatoset me një ritëm që nuk është parë në dekada. Më shumë se 22 miliardë paund janë derdhur në kontratat e mbrojtjes ushtarake vetëm në tre muajt e parë të vitit – një përgjigje urgjente ndaj përgatitjeve të Rusisë për të zhvilluar një “luftë në shkallë të gjerë” në kontinent brenda pesë viteve. […]
Ndodh në Tiranë/ 12-vjeçari qëllon në ajër me pistoletë, babai i tij publikon videon në rrjetet sociale
Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur në Tiranë, teksa një 53-vjeçar ka rënë në pranga. Mësohet se ai është arrestuar, pasi djali i tij, vetëm 12 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja është zbuluar pasi vetë babai ka publikuar një video të këtij momenti në rrjetet sociale. I mituri […]
18 kilometra i gjatë, tuneli në fund të detit që po “ndryshon hartën” e Europës përgjithmonë
Një mega-infrastrukturë e re është afër të transformojë tregtinë europiane. Bëhet fjalë për Tunelin Fehmarnbelt, një vepër inxhinierike e jashtëzakonshme që do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë, duke transportuar mallra dhe pasagjerë. Ky projekt do të ketë një gjatësi prej 18 kilometrash. Sipas drejtuesve të projektit, në këtë tunel nuk do të kalojnë vetëm automjetet, […]