Gjenerali i NATO-s: Gjermania urgjentisht të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve hibride
Gjermania duhet urgjentisht të forcojë aftësitë e saj për të frenuar si sulmet konvencionale, ashtu edhe ato hibride, tha gjenerali i NATO-s, Ingo Gerhartz, në mes të shqetësimeve në rritje lidhur me agresionin rus dhe kërcënimet e tjera të nivelit më të ulët në mbarë Evropën. Në nisje të një konference dyditore në Berlin më […]
Një milion euro për ekzekutimin e prokurorit belg, arrestohen tetë persona, pjesë e klanit shqiptar të drogës
Tetë persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e një klani shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës, janë vënë në pranga në Belgjikë pasi dyshohen për një komplot ndaj prokurorit të Brukselit Julien Moinil. Le Soir shkruan se këtë të martë janë kryer 18 bastisje në kuadër të hetimeve për kërcënimet me vdekje ndaj […]
Bitcoin rimëkëmbet pasi ra nën 90,000 dollarë, niveli më i ulët në 7 muaj
Bitcoin u tregtua pak më lart të martën pasi arriti nivelin më të ulët shtatëmujor nën 90,000 dollarë, duke gjetur blerës në një treg ku disa investitorë kanë hezituar të pranojnë rrezikun. Kriptovaluta e ndjeshme ndaj riskut ka humbur të gjitha fitimet e këtij viti dhe tani është rreth 26% nën nivelin më të lartë […]
Hulumtimi: 50,000 njerëz veçuan këtë tipar si më tërheqës tek një partner
Kërkimet antropologjike sugjerojnë se preferencat e dashurisë ndjekin modele të ngjashme në kultura të ndryshme, pavarësisht zhvillimit shoqëror. Antropologia biologjike dhe shkencëtarja e njohur Dr. Helen Fisher thekson se tendencat që shfaqen në komunitetet fisnore janë pothuajse identike me ato të vërejtura në shoqëritë moderne, raporton Index.hr. Sipas Fisher, zgjedhja e partnerit është ndikuar nga […]
‘Epstein’/ Dhoma e Përfaqësuesve voton për të detyruar Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton 427 me 1 për të detyruar Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet për abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein. Projektligji dypartiak tani duhet të kalojë një votim në Senat përpara se Presidenti Donald Trump ta nënshkruajë dhe ta bëjë ligj. Më herët, të mbijetuara të Epstein-it folën në një […]
Belinda Balluku e “bleu” Blendi Sulajn me kullë të Liqeni i Thatë dhe më pas e emëroi nënkryetar në Bashkinë Tiranë
Merkatoja politike ka filluar prej kohësh, ku eksponentë të mazhorancës i kanë kthyer sytë nga opozita, pasi SPAK-u u futi në burg “shokët e partisë”. Një nga më aktivet ka qenë padyshim zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Disa nga shokët dhe vartësit e saj janë aktualisht pas hekurave të […]
“PD kërkon 95 bashki, PS synon reduktimin në 35″/ Analisti zbulon prapaskenat e diskutimeve, për Reformën Territoriale
Politologu Afrim Krasniqi ka zbuluar detaje të reja mbi diskutimet për Reformën Territoriale, gjatë një interviste televizive. Sipas tij, dy partitë e mëdha kanë propozime skajshmërisht të ndryshme për hartën e re administrative, duke kërkuar respektivisht rritje dhe ulje drastike të numrit të bashkive. “Partia Demokratike ka propozuar një ndarje me 95 bashki, ndërsa Partia […]
“Është kryer me urdhër”/ Spahiu: SPAK ka siguruar prova që vrasjet e ’21 janarit’, ishin krim shtetëror
Teksa kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për 21 janarin, juristi Kreshnik Spahiu tha në një emision televiziv se SPAK ka siguruar prova që vrasjet e 21 janarit ishin krim i urdhëruar shtetëror. Ai tha duhet që të gjendet e kush është personi që ka urdhëruar për të qëlluar ndaj […]
Nuk ka fitues në “Fadil Vokrri”, Kosova e mbyll me një barazim ndaj Zvicrës
Nuk ka fitues në “Fadil Vokrri”. Kosova ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Zvicé4a. Helvetët kaluan të parët në epërsi. Ruben Vargasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 47, por pa mundur t’i jepte fitoren Zvicrës. Muslija tundi rrjetën me një gol spektakolar në minutën e 74-t. Një gol që në fund i dha Kosovës një […]
Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos shprehet se SPAK po funksionon dhe se hetimi i rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë është një hap përpara. Në një intervistë dhënë më “DW”, ajo u ndal edhe te hetimi për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, duke theksuar se është më rëndësi që janë këto […]