Florjan Binaj tregon për herë të parë raportet me Edi Ramën: S’kemi folur që prej 2015-ës, jam i zhgënjyer prej tij
Aktori dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë në mënyrë të hapur për marrëdhëniet e ftohura me kryeministrin Edi Rama, duke pranuar se prej vitesh nuk ka pasur asnjë kontakt me të dhe se ndjehet i zhgënjyer nga mënyra se si Rama ka ushtruar pushtetin. I […]
Braçe “i rezervuar” për kandidaturën e Manastirliut: Emrat s’më thonë gjë, dua të shoh si qeveriset qyteti
Deputeti socialist Erion Braçe ka dhënë një qëndrim të rezervuar për kandidaturën e Ogerta Manastirliut në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke sinjalizuar një mungesë entuziazmi edhe brenda vetë radhëve të Partisë Socialiste. Në një intervistë televizive, Braçe shmangu mbështetjen e drejtpërdrejtë për Manastirliun, duke u shprehur se nuk i interesojnë emrat, por […]
“‘Të gjithë me prindër të sëmurë’ – Gjykatësi britanik ironizon shqiptarët që përdorin të njëjtin skenar”
Një gjykatës britanik ka komentuar me ironi justifikimet e përsëritura nga shtetas shqiptarë të kapur në veprimtari të paligjshme me drogë, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Rastet u regjistruan në Gjykatën e Lartë të Exeter gjatë dy seancave të ndara më 8 tetor, ku shtetasit shqiptarë Ilber Gjoka dhe Argent […]
PS në krah të UÇK-së: “Liria ka emër” – Thirrje për protestë gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar spotin e protestës gjithëkombëtare që do të mbahet më datë 17 tetor në Tiranë në mbështetje të komandantëve të UÇK-së që ndodhen padrejtësisht në Hagë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla shkruan: “Protestë gjithëkombëtare në Tiranë! Liria ka emër” Protesta paqësore është […]
Veliaj lë qelinë! Xhafo: Ish-kryebashkiaku do të marrë pjesë në seancën e datës 31 në Kushtetuese
Erion Veliaj TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit, ndërsa seanca publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt do të mbahet më 31 tetor. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet të jetë fizikisht i pranishëm në seancë. Moderatori Endri Xhafo gjatë emisionit “Log.” në News24, njoftoi praninë […]
Dhunuan me sende të forta 61-vjeçarin, arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, një shtetas ishte dhunuar fizikisht, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve […]
BE afër miratimit të paketës së 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, Sllovakia bëhet pengesë
Bashkimi Evropian është afër miratimit të paketës së 19-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, por çështja e Sllovakisë, e cila nuk lidhet drejtpërdrejt me paketën e propozuar, mbetet ende për t’u zgjidhur. Kështu e deklaroi një diplomat i lartë evropian për gazetarët në Bruksel ditën e enjte. Sipas tij, përparim […]
Anglia nuk përmbahet ndaj Uellsit, 3 gola në 20 minuta (video)
9 Tetor 2025 21:15 Telesport Anglia është duke u përballur me Uellsin në “Wembley Stadium”, ndeshje miqësore. “Tre Luanët” e drejtuar nga Thomas Tuchel po udhëheqin 3-0 pas 20 minutave të para të ndeshjes. Morgan Rogers hapi serinë e golave pas dy minutash lojë, mesfushori i Aston Villa shënoi pas asistit të Marc Guehi. Në […]
Çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro, zbardhet plani i Izraelit për të rrëmbyerit
Pas kthimit të tyre në shtëpi, izraelitëve të liruar do t’u garantohen gjithashtu pagesa trajtimi dhe mbështetje mjekësore për një vit të plotë, të barabarta me pagën që kanë marrë para 7 tetorit 2023. Çdo peng izraelit i liruar nga paraburgimi i Hamasit do të marrë një kontribut fillestar financiar prej afërsisht 60,000 shekelësh (15,900 […]
KUALIFIKUESET, 45′ e para: Austria, Danimarka dhe Holanda “ok”, Ishujt Faroe surpriza e bukur e këtij edicioni
9 Tetor 2025 21:35 Telesport Janë mbyllur 45 minutat e para të takimeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, zona e Europës. Në grupin H, Austria po udhëheq 6-0 ndaj San Marinos, Bosnja po fiton 1-2 në transfertë në Larnaca ndaj Qipros. Austria dhe Bosnja kryesojnë grupin me nga 15 pikë. Në […]